A1 Report - Grabitja ne Sarande, 23-vjeçari i dhunuar: Te kapen ose vetegjyqesi

2015-08-22 5

SARANDË -- 23-vjecari, Fatjon Beqiri, nga fshati Njanjar i Sarandës, i cili një ditë parë ra pre e një grabitje të dhunshme në banesën e tij, nga spitali ku ndodhet i shtruar pas plagëve të marra, i bën apel policisë për arrestimin e autorëve, pasi në të kundërt kërcënon me vetgjyqësi.

I riu, i cili apo ishte kthyer nga Greqia, ka qënë bashkë me një shok në banesë kur tre bashkëfshtarë të rij i kanë shkuar në shtëpi të armatosur dhe pasi kanë ushtruar dhunë ndaj tij, i kanë grabitur shumën prej 1500 eurosh.

23-vjeçari tregon për A1 Report shenjat e dhunës që i kanë mbetur nga kjo ngjarje, e ndërsa identifikon me emër edhe autorët, rrëfen momentet kur grabitësit i hynë në shtëpi.

"Erdhen 3 veta na grabiten ne shtëpi erdhen me automatik me çifte, na shtrinë në tokë na moren telefonat i moren shokut tim të ngusht 1500Euro, na rrafën, na kan qarë koken na kanë lën shenja korrizin komplet .
I njoh, njëri është Saimir Brahimi, Eqerem Brahimi, janë kusherinjt ë parë ndërsa njëri ishte një shok i tyre nuk e njoh e nuk e di nga është." u shpreh Fatjon Beqiri


Fatjoni kërcënon me vetgjyqësi nesë policia nuk ndalon autorët.
" Më kanë rënë në qafë kot se skam pas punë me njeri nuk kam pasur aspak asnjë konflikt me ata, une me njërin nga ata haja e pija ishim shokë. Tani unë kërkoj të zbatohet ligji, po se zbatoj policia do e zbatoj vetë." tha 23 vjeçari

Blutë e Sarandës vijojnë punën për ndalimin e grabitësve, të cilët dyshohet se kanë kaluar kufirin drejt Greqisë.

Free Traffic Exchange