Basha: Rama stalinist urdhër politik drejtësisë të godasë kundërshtarët

2015-08-22 0

Tirane- Kryetari iPD-së Lulzim Basha i është përgjigjur pas 24 orësh kryeministrit Rama për dosje të tjera ish-ministrash në prokurori. Për kreun e PD stili stalinist i Ramës prodhon urdhëra politikë per drejtësinë.
"Po demonstron se e di drejtësinë hakmarrje politike dhe ndëshkim politik. Për armikun, domethënë për opozitën. Në vend të reformavë të rekomanduara nga Bashkimi Europian, Edi Rama vazhdon tju përqaset institucioneve të drejtësisë me direktiva politika, me kërkesa dhe urdhëra politikë, me presione politike dhe me shkopinjë nën rrota për të intimiduar dhe për të penguar sat ë jetë e mundur punën normale të prokurorisë dhe organeve të tjera të drejtësisë", u shpreh Basha.
Nga mbledhja e grupit demokrat Basha, sulmoi rivalin e tij politik edhe per trajtimin qe po u ben dy grevave të urisë.
"Me një papërgjegjshmëri e cinizëm të pashpirt Edi Rama dhe ministrat e tij kanë krijuar lloj lloj alibish të mos merren me problematikën e madhe sa individuale aq dhe shoqërore të të larguarve nga puna. Me të njëjtin cinizëm vazhdojnë të bëjnë bisht të premtimit për të dëmshpërblyer ish të përndjekurit. I bëj thirrje të vendosë menjëherë dialogun me të dyja grevat dhe të shqyrtojë pa vonesë kerkesat e ture, të përballet me të përndjekurit politikëe dhe të larguarit nga administrata" tha Basha para grupit parlamentar të PD-së
Basha nuk kurseu shigjetimet ndaj kryeministrit edhe për çështje ekonomike, veçanërisht evazionin fiskal, kontrabandën e cigareve dhe aferave të tjera që sipas tij janë përgjegjësi direkte e shefit të maxhorancës.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/