Sarandë, grabisin 1500 euro në banesë, dhunojnë familjarin

2015-08-22 4

Sarandë-Një grabitje me armë dhe dhunë ka ndodhur në fshatin kufitar Janjar. Dy persona të armatosur me kallashnikov kanë vjedhur 1500 euro dhe 3 celularë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në banesën e familjes Beqiri.
Sipas burimeve të policisë në momentin e grabitjes në banesë ndodhej Fatjon Beqiri 23 vjeç,i cili sapo ishte kthyer nga emigracioni, 2 prindërit e tij dhe kushëriri. Grabitësit në momentin që kanë hyrë në banësë kanë goditur me qytë Fatjonin dhe e kanë dhunuar fizikisht dhe më pas janë larguar. Gjatë largimit kanë thyer xhamat dhe pjesë të automjetit Benz të familjes dhe kanë çarë me bajonetën e armës gomat.
Ndërkohë 23 vjeçari është dërguar në spitalin rajonal të Sarandës. Ai ka deklaruar për mediat se i njeh autorët dhe ata janë Saimir e Qerim Brahimi dhe pas ngjarjes kane kaluar kufirin për në Greqi.
Ndërkohë që kanë nisur hetimet dhe policia po punon për të arrestuar autorët dhe për të zbardhur ngjarjen e plotë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/