Lezhë, tregtarët përplasen me tatimorët, duan të mbyllin tregun

2015-08-22 1

Lezhe- Aksioni i ndërmarrë nga Task Forca e drejtorisë së Tatimëve në Lezhë për të mbyllur subjektet që janë të paregjistruara në tregun e lirë të qytetit ka hasur në rezistencën e 200 tregtarëve.
Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën pasi ka pasur edhe përplasje.
Tregtarët shprehen se janë taksapagues të rregullt në Bashkinë e Lezhës, i përkasin kësaj njësie vendore dhe nuk kanë pse duhet të regjistrohen edhe tek Drejtoria e Tatimeve.
Ata thonë se të ardhurat e tyre janë aq të pakta se me shumë mund mbajne familjet, dhe jo të paguajne dhe taksa të tjera.
"Po na garantuat ju rrogat, ne mbyllim grilat dhe shkojmë në shtëpi. Ne nuk dimë gjë se për çfarë jemi duke paguar. Me një vendim të vitit 2008 një vend që prihej 8 mijë lekë u bë 30 mijë lek. Një vend 1 metër e gjysëm u bë 30 mijë lek. Mu thye dyqani, mu dogj, mu dogjën milionat dhe malli dhe nuk pagoi askush asnjë qindarkë për të na ndihmuar. Çfarë lekësh doni të japim më ne? Ne nuk kemi lek as për të ngrën bukë. " thotë një tregtar.
" Ne jemi të regjistruar. Jemi tregëtarë të bashkisë së lezhës. Se çfarë regjistrimi duan këta, e dinë këta. Ne nuk dimë se kujt ti japim shpjegim. T'i japim bashkisë apo tatim-taksave." shprehet një tjetër.
Pas situatës të tensionuar nga përplasja me tregtaret, inspektoret e tatimeve janë larguar për ty rikthyer sërish në ditët në vijim.
Janë të pakten 200 tregtarë në tregun e fruta perimëve dhe veshmbathjeve në Lezhë që Drejtoria e Tatimeve pretendon se janë të palicensuar.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/