Goro për Ora News: Himara bashki më vete,kush s'do ka interesa të tjera

2015-08-22 0

Himariotët por edhe vetë kryetari i Bashkisë, Gjergji Goro është pro variantit të dytë: Himara të jetë një njësi vendore dhe të përcaktohet si bashki së bashku me Vranishtin dhe Lukovën.
Në një intervistë telefonike dhënë paraditen e 2 qershorit, gazetarit Patrik Sadikaj në televizionon Ora News , kryetari i bashkisë së Himarës Gjergji Goro thotë se është pro variantit të dytë, atë që Shqipëria të ketë 47 njësi vendore.
"Jemi pro variantit të dytë që bashkia e Himarës të jetë njësi ku ajo vetë të vendosë për veten. Bashkia e Himarës duhet të jetë njësi vendore sepse është një nga zonat më të rëndëishme të Shqipërisë. Është e domosdoshme të zjerohet më shumë sepse edhe turizmi do të ketë një qëndrim të zhvillueshëm. Sa më e madhe të jetë një njësi vendore aq më shumë kapacitete ka për ta zhvilluar atë. Jemi për variantin me 47 njësi vendore. Pra bashkia e Himarës të jetë njësi më vete, ku ajo vetë të vendosë për veten." tha Goro në lidhje telefonike.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange