Rama: Marrëveshje me Google për dixhitalizimin e sistemit arsimor

2015-08-22 0

Qeveria shqiptare shumë shpejt pritet të nënshkruajë një marrëveshje me rrjetin botëror të kërkimit Google, i cili do të marrë përsipër shtrimin e autostradës dixhitale të sistemit tonë arsimor.
Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri, Edi Rama, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes së unifikimit të kurrikulës së sistemit parauniversitar mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Kryeministri shprehu bindjen se duke pasur një ndërtues kaq global, të famshëm e të sigurtë do të ecim më shpejt se sa e kishim parashikuar.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e cilësoi marrëveshjen një ditë historike për dy vendet. Nikolla tha se kurrikula e re është hartuar sipas standardeve të BE dhe shumë shpejt do të çojë edhe në unifikim të teksteve shkollore.
Nikolla u shpreh se sistemi parauniveristar do të jëtë i njëjtë me të Kosovës, 5 +4+3, si dhe nxënësit dhe mësuesit nuk do të jënë më ngarkesën që kanë sot, por do të jënë më pak të ngarkuar por shumë të përgatitur për një tregun europian.
Ndërsa Ministri i Arsimit të Kosovës, Ramë Buja, tha se "ne po bëjmë hapin më serioz në fushën e dijes. Nuk ka më nëshkrime marrëveshjesh më kuptimplota sesa kjo e ditës së sotme".
Marrëveshja e unifikimit të kurrikulës së sistemit parauniversitar mes Kosovës dhe Shqipërisë vjen si rezultat i punës së përbashkët të grupeve profesionale të formuar nga dy Ministritë e Arsimit.
Kurrrikula e re mundëson lëvizshmërinë, çka bën që një nxënës i Shqipërisë mund ë lëvizë në Kosovë për tu arsimuar pa asnjë problem dhe e kundërta.
Kurrikula e ngjashme me atë të Bashkimit Europian, do të lançohet në shtator në 12 qarqe të Shqipërisë përfshirë, qytetet dhe fshatrat.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange