Korçë, makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet drejtuesi i mjetit

2015-08-22 1

Korçë-Një tjetër kalimtar nga qyteti i Korçës ka humbur jetën pasditen e sotme pasi është përplasur për vdekje nga një automjet teksa kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 tek kryqëzimi i Ersekës.

Policia bën me dije se viktima është Petraq Save 55 vjeç. Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes pa i dhënë asnjë lloj ndihme 55-vjeçarit. 2 orë pas ngjarjes është arrestuar drejtuesi i mjetit Mariglen Veliterna, 37 vjeç. Nderkohe pak momente me pas policia ka mundur të gjejë edhe mjetin jo shumë larg vendit të ngjarjes,ai është një mjet tip Volsvagen 4 me targa greke e cila ishte fshehur nga autori ne nje bllok pallatesh.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/