A1 Report - "Kosova eshte Serbi", Dhima: Distancohemi nga deklarata e Irinej

2015-08-22 1

TIRANE - Në lidhje me deklaratat nga Tirana të patriarkut serb Irinej se Kosova është e shenjtë për Serbinë, ka reaguar për A1 REPORT edhe zëdhënësi i Kishës Ortodokse Autoqefale, Thoma Dhima.

Ai thotë se deklarata e patriarkut serb është tërësisht personale dhe Kisha distancohet nga një qëndrim i tillë.

"Është një deklaratë e tij personale në një televizion për të cilën Kisha ka patur një aktivitet për të cilën çdo gjë ka shkuar në rregull në praninë e autoriteteve të shtetit pa asnjëlloj problem", shprehet zëdhënësi i Kishës Ortodokse në një lidhje telefonike për A1 REPORT.

Edhe pse në vlerësimin e tij personalsi shqiptar është kundër kësaj deklarate, ai tha se nuk mund të japë përgjigje për situata të cilat kanë ndodhur jashtë ceremonisë së shenjtërimit të Kishës Ortodokse "Ngjalla e Krishtit" gjatë së djelës në Tiranë.

Ndërsa vizita është shprehur se "kryeministri Rama na nderoi me prezencën në ceremoniën zyrtare", zëdhënësi i Kishës Ortodokse, deklaron se bojkoti i drekës me krerët botërore të kishave ortodokse zhvilluar pas shenjtërimit, ishte zgjedhje personale e Kryeministrit.

INTERVISTA TELEFONIKE PER A1 REPORT!

A jeni në dijeni të deklaratës së patriarkut serb Irinej se Kosova është tokë e shenjtë për Serbinë, a keni ndonjë koment për këtë?

"Unë mund të flas vetëm për pjesën që ka të bëjë me shentërimin e Katedrales.
Kjo nuk është një deklaratë e tillë që ka të bëjë më shenjtërimin e katedrales, ka qënë një intervistë e tij në Top Channel për të cilën ju mund të merrni intervistën dhe ta komentoni".

E kuptoj zoti Dhimo por patriarku serb është ftuar nga Kisha Ortodokse Shqiptare

Shiko, ishin të ftuar të gjithë kryetarët e kishave ortodokse, nuk ishte ftuar vetëm patriarku serb, ai është një nga kryetarët e kishave ortodokse.

Në një farë mënyre deklaratat që kanë ngjallur shumë reagim kush mban përgjegjësi?

Është një deklaratë e tij personale në një televizion për të cilën Kisha ka patur një aktivitet për të cilën çdo gjë ka shkuar në rregull në praninë e autoriteteve të shtetit pa asnjëlloj problemi.

Zoti Dhimo në momentin që kjo deklaratë është bërë cili është qëndrimi juaj, e mbështesni, nuk e mbështesni, çfarë këni për të thënë?

Unë jam shqiptar dhe kam një pozicion personal si shqiptar në këtë gjë, po unë kam dhe një pozicion zyrtar për të cilën unë mund të përgjigjem për aktivitetin i cili u zhvillua dhe nuk mund të futem në gjëra që nuk kanë të bëjnë më këtë aktivitet.

Kryeministri Rama ka munguar në drekën e mbrëmshme të kishës Ortodokse, ka qenë ky një qëndrim ndaj kësaj deklarate, cilat janë informatat që ju keni?

Dreka ishte dicka qe ishte plotësuese e shenjtërimit, kryeministri Rama erdhi dhe nderoi shentërimin me gjithë bashkëshorten dhe ne e falenderojmë për ardhjen e tij dhe pjesëmarrjen në këtë shenjtërim

Free Traffic Exchange