SHKODËR - Prej disa muajsh punimet në rrugën që lidh komunën e Dajçit me qytetin e Shkodrës janë ndërprerë, ndërsa nuk dihen shkaqet e kësaj situate. Banorët e kësaj komunë shprehen të shqetësuar se me rritjen e temperaturave pluhuri pushton zonën, ndërsa lëvizja në të bëhet më e vështirë. Ata apelojnë që të rinisin punimet sa më shpejt.
Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A1 Report japin një panoramë të qartë të problematikës në këtë aks rrugor.
Banorët e kësaj komunë shprehen të shqetësuar se me rritjen e temperaturave pluhuri pushton zonën, ndërsa lëvizja në të bëhet më e vështirë. Ato apelojnë që të rinisin punimet sa më shpejt.
Punimet në këtë rrugë nisën në Shkurt të 2013-es më një kohëzgjatje prej 12 muajsh dhe sipas këtij parashikimi, ajo duhej dorëzuar e përfunduar në shkurt të 2014.
Projektuesit e rrugës kanë ngritur nivelin e saj, duke bërë që në dimër më nisjen e reshjeve të shiut, një pjesë e tokave dhe banesave të zhyten në ujë.
Rruga e Dajçit është një investim i qeverisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim, me vlere 203.335.577 lekë është braktisur prej disa muajsh nga firma e kontraktuar për realizimin e këtyre punimeve.