Konsujt e nderit dhuratë pediatrisë, një kënd lojrash për fëmijët që kalojnë ditët në spital

2015-08-22 8

Tiranë - Kanë mision diplomacinë, por për një ditë kanë vendosur që mision të tyre të kenë humanizmin.

Ndërsa armosfera e Festës së Fëmijëve vijon, Shoqata e Konsujve të Nderit të Shqipërisë mendoi t'i dhurojë gëzim të vegjëlve, që këtë ditë të hareshme, janë të detyruar ta kalojnë në pavionin e Pediatrisë!


Janë 28 konsuj nderi, që, sëbashku, u kanë sjellë buzëqeshjen fëmijëve të shtruar në këtë pavion, duke iu afruar një kënd të veçantë lojrash.
Një përfaqësi e shoqatës - e përbërë nga kryetari i saj, Konsulli i Nderit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Tiranë, z.Ylli Ndroqi; konsulli i Maltës, Tom Preku; konsulli i Malajzisë, Gentian Sulaj - ishte në Pediatrinë e QSUT-së për të dorëzuar donacionin si dhe për të përçuar mesazhin se shoqata e tyre do vijojë t'i qëndrojë gjithmonë pranë, atyre që kanë nevojë.


Kreu i Shoqatës, z.Ylli Ndroqi, tha se ky ishte sipari i një aktiviteti të tillë për shoqatën dhe se shpresonte se këto dhurata, të mund të sillnin sadopak hare për këta fëmijë në ditët e tyre të vështira:
"Kemi menduar t'ju vijmë sot në ndihmë me disa dhurata, me disa lodra që I keni këtu pranë, që gjatë gjithë ditëve që ju do të jeni të shtruar, të keni mundësinë edhe të lozni, edhe të argëtoheni me njeri -tjetrin," - theksoi ai. - "Unë do t'ju uroj në emër të të gjithë konsujve të nderit, që ju të shëroheni sa më shpejt dhe të jeni pranë familjeve tuaja."
Mbështetje premtuan edhe konsujt e Maltës dhe të Malajzisë, Tom Preku e Gentian Sulaj.
"Lodrat tona, juve nuk ju bëjnë të pasur,"- tha z.Preku, -" por ju heqin pak vëmendjen nga vështirësitë që keni dhe ju bëjnë të kujtoni se dikush është afër jush."


Ndërsa, konsulli i Malajzisë, z.Sulaj, nënvizoi:
"Është një ditë që na bën të ndihemi pak më mirë sesa zakonisht, sepse na ka dhënë mundësinë të kemi një kontribut minimal në jetën e këtyre fëmijëve. Shpresoj të kemi mundësinë të vijmë më shpesh me kontribute më serioze e që thonë më shumë."
Lisharëset, shtëpitë e kukullave dhe lodrat e dashura, sollën shkëqimin në sytë e të vegjëlve, mirëpo, suprizat nuk ishin vetëm kaq!
Aktorët e njohur të "Portokallisë", Luzja dhe Erioni, kanë interpretuar posaçërish për të vegjlit, duke e mbushur sallën me të qeshura..
Edhe pse nuk patën mundësinë të festonin 1 Qershorin, fëmijët thanë se dita e sotme ishte festa e tyre .


Përveç shtetit, këta fëmijë marrin pak vëmendje, ndaj Shefja e Pavionit të Hematologjisë , znj.Anila Godo, falenderoi Shoqatën e Konsujve të Nderit për këtë inisiativë të bukur.
"Në radhë të parë falenderoj Shoqatën e Konsujve të Nderit dhe në mënyrë të veçantë, Kryetarin e saj, z.Ylli Ndroqi, që solli në shërbimin tonë - një shërbim me fëmijë që kalojnë ditë të vështira, kanë sëmundje serioze dhe kanë një periudhë të vështirë të jetës së tyre - solli gëzim, solli hare.


Në një ditë të veçantë, transmetuan për të gjithë njerëzit, ndjenjën e humanizmit, të përgjegjësië, të qytetarisë, të solidaritetit, atë që çdo qytetar duhet ta ketë në shpirt dhe ta bëjë në çdo dit...