Rama: Të tjerë ish ministra në Prokurori, së shpejti reforma në drejtësi

2015-08-22 0

Një ditë para se Komisioni Europian të paraqesë progres raportin për marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama paralajmëron se të tjerë ish ministra por dhe ish-zyrtarë të lartë do të çohen në Prokurori për akuzën e korrupsionit apo abuzimeve me detyrën.
Para deputetëve të grupit socialist sot në mesditë Rama informoi për vendosmërinë e qeverisë për të luftuar korrupsionin edhe përmes reformës së thellë në drejtësi ndërsa i bëri thirrje Prokurorisë të japë rezultate të hetimeve për çështje korrupsioni që janë denoncuar nga qeveria.
"Nuk janë ligjet dhe nuk është legjislacioni mbi të cilin vepron që ka penguar apo pengon prokuorinë që të bëjë shumë më tepër se sa ka bërë deri më sot, lidhur me cështje që të cilat për hir së vërtetës ia kemi vënë në dispozicion fare të shkoqura e të gatshme për ti çuar në rrugën e drejtësisë. Çështje që lidhen me zyrtarë të lartë e shumë të lartë çështje që lidhen me korrupsion në një sërë fushash me ndjeshmëri të madhe për publikun.
Sidoqoftë në pritje që prokuroria më në fund të japë rezultate të hetimeve që disa herë ka përsëritur se po bën të tjerë ish-ministra do të përfshihen në rrugën e kërkesës për hetim nga ana e prokurorisë në javët në vijim dhe të tjerë ish-zyrtarë të lartë do i ndjekin në po atë rrugë. Nuk do të rreshtim në proceset e adutimimeve dhe hetimeve të brendshme. Sigurisht volume është i jashtëzkonoshëm dhe problemet për tu trajtuar janë të jashtëzakonshme por nuk i shmangim kësaj përgjegjësie."
Rama foli dhe për fillimin e shpejtë të reformës në drejtësi
""Kur flasim për korrupsionin dhe luftën ndaj korrupsionit nuk e bëjmë dot vetëm plotësisht pa një sistem drejtësie në lartësinë e sfidës, dhe sot për fat të keq nuk e kemi në lartësinë e sfidës, por kemi pa asnjë dyshim të qartë se çfarë reforme duhet të bëjmë në drejtësi pë të qenë në lartësinë e sfidës. Grupi i punës që ka nisur prej kohësh punën për të përpunuar një bazë mbi të cilën pastaj do të hapet një diskutim i gjerë besoj se së shpejti do të mund të vërë në dispozicion të të gjithë aktorëve të brendshëm dhe ndërkombëtar materialin për të startuar një diskutim të madh për reformën e thellë që do të bëhet në sistemin e drejtësisë. "
Ai u shpreh se nuk dyshonte se rezultatet që janë të prekshme janë në sytë e të gjithëve dhe gëzojnë mbështetjen dhe do të sjellin të gjithë përgëzimet e nevojshme nga ana e të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë"
"Besoj se nuk kemi arsye të dyshojmë në faktin se raport progresi do të flasë qartë për atë që ne jemi të vetëdijshëm që kemi bërë në këto muaj, edhe pse do të përqëndrohet në disa prioritete. Përzgjedhja jonë ishte që të jemi të vendosur të bëjmë reformat të thella etë munguara në të gjitha fushat. Krimi e organizuar dhe korrupsioni, lufta e tyre është prioritet. Nuk dyshoj që rezultatet që për ne janë të prekshme janë në sytë e të gjithëve dhe gëzojnë mbështetjen dhe do të sjellin të gjithë përgëzimet e nevojshme nga ana e të gjithë partnerëve tanë ndërk...