A1 Report - Abdikon mbreti i Spanjës pas 40 vjetësh pushteti, i lë fronin djalit

2015-08-22 0

Mbreti i Spanjës, Juan Carlos, ka dhënë dorëheqjen pas rreth 40 vitesh në fron, ndërsa atë do ta zëvendësoj djali i tij, Princi Felipe. Lajmin e ka dhënë kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, gjatë një deklarate e cila vlerësohet se ishte befasuese.

Dikur tejet i popullarizuar, Juan Carlos, 76 vjeçar, i cili ka ndihmuar në tranzicionin e qetë në demokraci në vitet e 70, pas diktaturës së Francisko Francos, duket se e ka humbur mbështetjen e publikut në vitet e fundit, për shkak të korrupsionit dhe gabimeve.

Vajza e tij, Prencesha Cristina, dhe burri i saj, Inaki Urdangarin, janë nën hetime për shkak të një rasti të korrupsionit.

"Mbreti Carlos, i cili nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, po tërhiqet për shkaqe personale", tha kryeministri Rajoy.

Free Traffic Exchange