Tiranë, ekzekutohet ish-kreu i CEZ Laç, atentati i 2 ndaj Skejës

2015-08-22 4

TIRANE - Ekzekutohet me breshëri automatiku në mes të ditës në Tiranë, ish-drejtori i filialit të CEZ-Shpërndarje në qytetin e Laçit, Viktor Skeja. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 15:30 në rrugën "Riza Cerova" pranë Shkollës së Kuqe.

Sipas gazetarit të A1 REPORT, Arsen Rusta mësohet se 47-vjeçari Skeja është qëlluar për vdekje në momentin që automjeti i tij tip Audi A4 me targa AA 363 EM, ka qenë i parkuar në një rrugicë të lagjes. Dyshohet se mund të kenë qenë 2 persona të cilët i janë afruar viktimës me një automjet tip Golf 3 ngjyrë e zezë, e kanë bllokuar të dalë nga automjeti dhe e kanë qëlluar Skejën për vdekje me breshëri automatiku.

Mësohet se Skeja është qëlluar me 5 plumba, një prej të cilëve e ka goditur në kokë dhe të tjerët në organet jetësore.

Përmes një njoftimi paraprak të Policisë së Shtetit, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për konflikte të mëparshme, pasi viktima ka qënë person me precedentë kriminal.

SKEMA E VRASJES
Sipas informacioneve nga blutë e Tiranës, autorët dyshohet të kenë ndjekur itinerarin e lëvizjeve të Viktor Skejës dhe kanë pritur momentin kur ish-kreu i Cez-Shpërndarje në Laç është futur në makinën e tij të parkuar në një nga rrugicat e rrugës "Riza Cerova". Dy persona mendohet të jenë përfshirë në këtë atentat. Një person ka drejtuar automjetin tip Gol 3 me ngjyrë të zezë, ndërsa personi që dyshohet se ka kryer atentatit mendohet të jetë ulur mbrapa, në vendin e pasagjerit, ka ulur xhamin dhe ka qëlluar me breshëri automatiku ndaj Skejës, i cili ndodhej i vetëm në makinë.

Plumbat kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 47-vjeçarit. Mësohet se Skeja është qëlluar me 5 plumba, një prej të cilëve e ka goditur në kokë dhe të tjerët në organet jetësore.

Janë thyer jo vetëm xhamar e automjetit të Skejës, por dy nga plumbat kanë goditur dhe murin rrethues të një banese që ndodhej ngjitur me automjetin e parkuar.

Trupi i pajetë i Skejës është nxjerrë nga makina rreth orës 16:30 dhe është transportuar me autoambulancën për t'u transportuar drejt morgut të kryeqytetit.

Në vendngjarje ka mbërritur dhe kreu i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa. Pak pas vrasjes në vendngjarje mbërritën dhe të afërm të Skejës. Kamera e A1 REPORT ka fiksuar nipin dhe xhaxhain e Skejës të cilët kanë pasur dhe një konfrontim me policinë, pasi kanë tentuar të hyjnë brenda rrethimit të vendit ku ndodhi krimi.

Policia në vendngjarje rrethoi zonën e krimit dhe janë ngritur postblloqe në të gjithë zonën për t'u vënë në ndjekje të autorëve, të cilët ende nuk janë identifikuar.

Nga pamjet e transmetuara Live në televizionin A1 REPORT, në momentin e lëvizjes me karrotrec të automjetit, duken qartë dy xhamat e thyer të makinës nga breshëria e automatikut të qëlluar ndaj 47-vjeçarit Viktor Skeja.

Free Traffic Exchange