Oda e Ndërtimtarëve, përshëndesin fillimin e autostradës Kërçovë-Ohër

2015-08-22 6

Fillimi i ndërtimit të autostradës nga Kërçova për në Ohër do të jetë pozitiv, jo vetëm për ndërtimtarinë, por edhe për ekonominë në përgjithësi. Megjithatë, ndërtuesit theksojnë se është mirë që shteti të investojë në infrastrukturë, por problem më të rëndësishëm përbën rënia e investimeve në sektorin privat.

"Çdo investim do të ndikojë pozitivisht. Shumica e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme më tepër merren me ndërtimet e larta se sa ato të ulëta. Nga ata që merren me ndërtimtari, rrallëkush prej tyre, edhe nëse është i pajisur mirë me burimet materiale dhe njerëzore, është pa punë. Tani ata më mirë me angazhimin, krahasuar me kompanitë që merren me ndërtime të lartë", tha Nikola Velkovski, Oda Ndërtimore e OEM.

Ndërtimtarët thonë se tek sektorët privat ka gjithnjë e më pak leje për ndërtim.

Ndërtimi i autostradës "Nënë Tereza", nga Kërçova e deri në Ohër do të kushtojë 372 milionë euro, para këto nga kredi kineze. Puna është në duart e kompanisë kineze "Sajnohidro Korporeishën Limitid", e cila ka angazhuar ndërmarrjet vendore "Granit" dhe "Transmet". Kështu, 51 % e punëtorëve do të jenë nga vendi, ndërsa të tjerët mund të jenë nga Kina. Natasha Stojanovska

Free Traffic Exchange