A1 Report - Tirane, ekzekutohet ish-kreu i CEZ Laç, Skeja, atentati i 2-te

2015-08-22 4

TIRANE - Ekzekutohet me automatik një person në mes të rrugës e në mes të ditës në Tiranë. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 15:30 në rrugën "Riza Cerova" pranë Shkollës së Kuqe. Viktor Skeja 65 vjeç ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi është qëlluar me armë zjarri tip automatik në makinën e tij.

Sipas gazetarit të A1 REPORT, Arsen Rusta mësohet se Skeja është qëlluar për vdekje në momentin që sapo ka fikur automjetin e tij tip Audi A4 me targa AA 363 FM, në një rrugicë të lagjes.

Policia në vendngjarje ku ka rrethuar zonën e krimit dhe janë ngritur postblloqe në të gjithë zonën për tu vënë në ndjekje të autorëve.

Paraprakisht dyshohet se mund të kenë qenë 2 persona të cilët i janë afruar viktimës dhe e kanë qëlluar për vdekje me armë.

Free Traffic Exchange