TIRANE- Dita dedikuar fëmijëve, festa e "1 Qershorit", është festuar me një sërë aktivitetesh të organizuara nga institucione të ndryshme shtetërore. Kështu, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e ka organizuar këtë aktivitet në formë bashkëbisedimi mes fëmijëve dhe kreut të këtij dikasteri Erjon Veliaj. Gjatë fjalës së tij, Veliaj premtoi se do të bëhet më shumë për fëmijët në nevojë, për integrimin e tyre dhe largimin nga rruga.
Ministrja Mimi Kodheli nga ana tjetër ka zhvilluar një aktivitet me fëmijët e ushtarakëve në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, duke deklaruar se e ardhmja e fëmijëve do të jetë më e sigurt.
Aktivitete janë zhvilluar edhe nga ministria e Arsimit, si dhe shkollat dhe kopshtet e kryeqytetit, duke përçuar mesazhin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.