A1 Report - Trafiku i droges, Kodheli: I takon Prokurorisë te merret me hetimin

2015-08-22 1

TIRANE- Një ditë pas publikimit të rezultateve të Komisionit Parlamentar për hetimin mbi përfshirjen e Forcave të Armatosura në trafikimin e lëndëve e narkotike, ka reaguar dhe Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Për ministren Kodheli tashmë pas rezultateve të hetimit, të cilat kanë nxjerr në pah se gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Berisha në vitet 2012-2013 në aerodromin ushtarak të Gjadrit janë ulur avionë të cilët janë ngarkuar me drogë, i takojnë prokurorisë t'i hetojë.

"Qeveria e fokusuar në pastrimin e institucioneve nga korrupsioni. Siguroj shqiptarët se FA nuk janë pjesë e pretendimeve absurde. Pjesa tjetër i takon një periudhe kur unë nuk drejtoja Ministrinë e Mbrojtjes. Akuzat janë keqdashëse e provokative nga disa elementë të opozitës. I takon prokurorisë të merret me këtë gjë", tha ministrja Kodheli.

Ministrja Kodheli komentoi dhe takimin e zhvilluar me Jonathan Moore, Drejtorin e Zyrës për Çështjet e Europës Qendrore e Jugorë në Departmentin e Shtetit, në Budva, ku ky i fundit ka siguruar ministren për mbështetjen ndaj qeverisë shqiptare.

Këto komente ministrja Kodheli i bëri gjatë aktivitetit për festën e "1 Qershorit" të zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes me fëmijët e ushtarakëve.