TIRANE- Trembëdhjetë maturantëve nuk do t'iu njihet provimi i Gjuhës Shqipe, pasi janë kapur me celularë gjatë zhvillimit të këtij testi të Maturës Shtetërore. Gjatë një dalje publike për ecurinë e këtij provimi, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka deklaruar se ka pasur edhe raste kur maturantët kanë tentuar të futen në provim me karta identiteti false.
Për kreun e dikasterit të Arsimit, këtë vit në procesin e zhvillimit të provimeve të Maturës Shtetërore është vendosur një standard i ri cilësie.
Ndërkaq, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar mënyrën se si është administruar këtë vit Matura Shtetërore si "rruga e sigurt e një historie suksesi të Ministrisë së Arsimit".