A1 Report - Orikumi çel sezonin turistik, Capo: Shërbime te kualifikuara dhe siguri

2015-08-22 0

ORIKUM- Më një ceremoni festive dhe një sërë aktivitetesh kulturore bashkia Orikum ka çelur sezonit turistik për këtë sezon veror.

Në kuadër të kësaj dite u organizua edhe një panair me ushqime tradicionale të kësaj zone, ndërsa nuk munguan këngët edhe vallet tradicionale.

Kreu i bashkisë Orikum, Gëzim Capo, gjatë fjalës tij theksoi se Orikumi përveç bukurive që i ka dhunuar natyra, ofron për turistët mikpritje, shërbim të kualifikuar dhe siguri.

Të pranishëm në ceremoninë e çeljes zyrtare të sezonit turistik 2014, përveç banorëve të zonës dhe pushuesve të shumtë, ishin edhe zv Ministri i Turizmit, Alfred Dalipi, deputeti i qarkut të Vlorës, Fatmir Toçi, konsulli i Italisë në qytetin bregdetar Stefano Bergezio.