Skema e re e pensioneve, Kalaja: Politika ka harruar qytetarët, punëtorët të diskriminuar

2015-08-22 1

Skema e re e pensioneve që po hartohet nga kjo qeveri diskriminon 90 % të punëtorëve ndërsa favorizon vetëm politikanët e tanishëm. Ky është shqetësimi që ka ngritur në qytetin e Lezhës kreu i bashkimit të sindikatave të pavarura Gëzim Kalaja. Sindikalistët thanë se kjo situatë është e patolerueshme ndaj protesta është zgjidhja e vetme nëse nuk do të arrihen marrëveshje mes dialogut dhe tryezave. Në këtë shembull Kalaja ka rikujtuar veprimin e kryeministrit Rama me vlonjatët, që sipas tij nuk denjoi as të ndalonte e të degjonte hallet e drejtuesve të furgoneve gjate protestës.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/