18.370 maturant iu nënshtruan provimit të maturës në lëndët e gjuhës amtare. Zëvendësministri i arsimit Safet Neziri i cili sot vizitoi shkollat e mesme komunale në Kumanovë tha gjithçka është zhvilluar sipas planeve të hartuara nga ministria ndërsa veçoi interesimin e lartë të nxënësve për lëndën e matematikës gjë që lënë jep shpresë për vazhdimin e studimeve më fakulteteve teknike ndërsa risi për këtë vit sipas tij është se nxënësit për herë të parë e paraqesin edhe lëndën e biznesit.
"Të gjitha materialet janë të shpërndara me kohë. Kemi angazhuar 2 mijë testator, 500 vlerësuar, 24 koordinator lokal si dhe vëzhgues të autorizuar. Gjithashtu risi për këtë vit në maturën shtetërore është se ajo i nënshtrohet 3+1 lëndëve eksterne, respektivisht 3 janë eksterne dhe 1 është interne. Ajo interne organizohet nga vet shkolla dhe nxënësit i nënshtrohen këtij provimi ", deklaroi Safet Neziri, zv/ ministër i arsimit.
Zv/drejtori i shkollës së mesme "Nace Bugjoni", Nexhmedin Saliu, theksoi këtë vit, pret suksese më të mëdha, falë trajnimit të nxënësve dhe profesorëve, si parapërgatitje për testim në maturën shtetërore. Ai kërkoi nga ministria e arsimit të intervenoj në shkeljen që iu janë bërë nxënësve shqiptarë pasi listat evidentuese të provimeve eksterne, janë vetëm në gjuhën maqedonase.
"Nëse mundet, ministri jonë i arsimit të bëjë një intervenim deri tek byroja për zhvillim për arsye se të gjitha listat e nxënësve që hynë nëpër provimet eksterne, janë vetëm në gjuhën maqedonase", tha Nexhmedin Saliu, zv/ drejtor në "Nace Bugjoni".
Më 11 qershor maturantët do të testohen në gjuhën angleze, franceze, gjermane apo ruse, më 13 qershor matematikë, estetikë dhe filozofi, ndërsa më 16 qershor provimet në kimi, fizikë, biologji, histori dhe biznes. Provimet internete do të jenë në terminin e konfirmuar nga komisioni shkollor i maturës në propozim të komisioneve adekuate të lëndëve edhe atë në periudhën prej 16 deri 30 qershor në afatin e qershorit dhe prej 18 deri 23 në afatin e gushtit. Adrian Kerimi