Burg xhelatit te Dibres: E vrava vajzen shtatzene per nder!

2015-08-22 1

TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg Doksan Dushkun, burrin e moshuar që mori përsipër krimin e rëndë dhe të paprecedent të vrasjes së të bijës. I braksitur nga familjarët, 69-vjeçari është gjendur i vetëm përballë togave të zeza ku mori masën e sigurisë "arrest me burg".

E vrava për nder! Me këtë argument babai ka pranuar vrasjen e së bijës shtatzënë, e cila ishte e pamartuar.

Ngjarja ka ndodhur të enjten, 21-vjeçarja 5-muajshe shtatëzanë u ekzekutua me 8 plumba me armë zjarri.

Burimet policore thanë se 69-vjeçari ka pretenduar se ai e kishte vrarë Fatmirën për nder, pasi e kishte kapur, duke u shoqëruar me një person të fshatit. Ai ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes, duke dhënë disa prova për grupin hetimor, e duke shfajësuar djemtë e tij, sipas të cilit, i kishte kërcënuar që të mos tregonin, pasi do i vriste edhe ata. Madje, babai ka treguar edhe ku e kishte lënë armën e krimit, ndërkohë që policia ka vendosur arrestimin e tij për "vrasje në familje", që tashmë konsiderohet një vepër e rëndë penale. Madje, për hetimin e mëtejshëm të saj, mësohet se drejt Dibrës është nisur një prokuror i Krimeve të Rënda, i cili do të drejtojë hetimet e mëtejshme për këtë çështje. Reagimi Ngjarjet e njëpasnjëshme ku në qendër kanë qenë krimet familjare ka bërë që të reagojnë bashkësitë fetare.

Free Traffic Exchange