A1 Report - Avokati i Popullit konflikt interesi me gruan, hetim Igli Totozanit

2015-08-22 5

TIRANE- Një konflikt i mundshëm interesi në një marrëveshje bashkëpunimi mes institucionit të Avokatit të Popullit dhe një Organizate Jofitimpruresë që drejtohet nga Marta Onorato, gruaja e Igli Totozanit, ka vënë në lëvizje zyrën e ILDKP-së, e cila prej disa kohësh ka nisur verifikimet.

Mes Totozanit dhe Marta Onoratos, në cilësinë e institucioneve që ata drejtojnë, është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, lidhur me koordinimin e punës për të përmirësuar gjëndjen e të dënuarve në burgje, përmirësimit të jetesës, kushteve dhe shëndetit të tyre në qelitë e burgut. Nga kjo marrëveshje dyshohet se lind konflikti i interesit, por për këtë ende nuk ka folur zyrtarisht kryeinspektori Shkëlqim Ganaj, i cili tashmë ka nisur verifikimet për zbardhur plotësisht të vërtetën e kësaj marrëveshje bashkëpunimi.
Fondet nga BE
Marta Onorato, prej disa vitesh drejton Institutin Europian të Tiranës, Organizatë Jofitimprurëse që financohet edhe me paratë e Bashkimit Europian, nëpërmjet projekteve në fushën për të drejtata e njeriut. Vetëm për vitin 2012-2014 kjo organizatë ka marrë një shumë financiare prej 176 mijë euro nga Bashkimi Europian. Gjatë ushtrimit të aktivitetit dy vjeçar në Shqipëri, Onorato ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me bashkëshortin e saj, Igli Totozani, i cili mban postin shtetëror të Avokatit të Popullit.

Kjo marrëveshje ka të bëjë me inspektimet në disa burgje të vendit me fondet e përfitura nga Bashkimi Europian. Përmes një marrëveshje dhe kontrate që Totozani ka nënshkruar "de jure" dhe "de fakto" me zonjën Totozani. Gazeta "Shqiptarja.com" tentoi të komunikojë me Avokatin e Popullit Igli Totozani, lidhur me verifikimet që ILDKP ka nisur ndaj tij, por nuk mundi të marrë një reagim zyrtar nga ai.

Kërkohen dokumentat
Në vijim të verifikimit të pozicionit të Igli Totozanit në konfliktin e mundshëm të interesit me bashkëshorten e tij Marta Onorato, mësohet se një muaj më parë ILDKP i është drejtuar me një shkresë Avokatit të Popullit Totozani, ku i kërkon atij të verë në dispozicion marrëveshjen e plotë që ka lidhur me bashkëshorten e tij dhe një kontratë që bën fjalë për inspektimet e punonjësve të Institutit Europian të Tiranës dhe atyre të Avokatit të Popullit në ambjentet e burgjeve Shqiptare. Kjo kontratë mësohet se ka prapa një faturë financiare, që lëvrohet nga fondet e Bashkimit Europian dhe për pasojë që këtu kanë nisur dyshimet.

Kërkesa mësohet se është protokolluar por prej një muaji sipas burimeve të ILDKP ende nuk është marrë një përgjigje konkrete. Burimet shtojnë se nëse Totozani nuk kthen përgjigje brenda afatit ligjor, do i drejtohen me një kërkesë të dytë për vënien në dispozicion të dokumentacionit të kërkuar.

Igli Totozani është emëruar si Avokat i Popullit në dhjetor 2011. Në këtë post Totozani u zgjodh me propozimin e Partisë Socialiste, e cila fitoi të drejtën nga maxhoranca demokratike e asaj kohe për të emëruar Avokatin e Popullit. U vendos që kadidatët të përzgjidheshin pas një konkurrimi të hapur, nga...

Free Traffic Exchange