GJIROKASTËR - "Luftë pa kompromis kundër kultivimit të lëndëve narkotike" ka qenë zotimi i bërë nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë vizitës tij në Dropull të Gjirokastrës, ku mori pjesë në inaugurimin e postës policisë në fshatin minoritar, ku vjedhjet ishin kthyer në një fenomen shqetësues për banorët.
Tahiri u shpreh se lufta kundër kultivimit të lëndëve narkotike do të vijojë pa ndërprerje, teksa shtoi se do nisin verifikimet nga ajri për evidentimin e parcelave të drogës.
Sipas ministrit kudo ku do identifikohen parcela më lëndë narkotike, do ndërhyhet nga policia.
Në të njëjtën kohë forcat e policisë po vijojnë prej ditës djeshme aksionet antikanabis në zonat malore të qarkut të Gjirokastrës.