Tiranë- Kur kanë kaluar 2 provimet të maturës shtetërore, ai i Gjuhës së Huaj e Gjuhës Shqipe e Letërsisë, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolli tha se standardi i ri i administrimit të povimeve ka rezulatuar i suksesshëm.
Për këtë rast Ministrja iu referua masave që kanë marrë për të gjithë nxënësit, të cilët prej mënyrave dhë hyrjeve të reja të teknologjisë tentojnë të kopjojnë.
Sipas Ministrisë 13 nxënësit që tentuan të kopjojnë ditën e provimit të Gjuhës Shqipe e Letërisë janë nxjerrë jashtë nga klasa.
Gjithashtu Ministrja paralajmëroi masa më të forta për nxënësit që mund të paraqesin dokumente identiteti false apo administrator të provimit që favorizojnë.
"Mesazhi është i qartë dhe u përçua me sukses. Matura është një mundësi për të parë, për të vënë në provë forcën e dijeve që të rinjtë tanë marrin në bankat e shkollës, se ndershmëria dhe merita janë e vetmja rrugë që mundëson suksesin; larg ëndrrave të gënjeshtërta. Këtë gjë ia u kemi detyrim të rinjve tanë, ia kemi detyrim të ardhmes të vendit tonë.Janë marrë të gjitha masat në drejtim të sigurisë të këtij procesi dhe jemi të vendosur ta administrojmë atë me sukses deri në provimin e fundit. Proces me standarde të unifikuara, kjo është e jona përgjegjësi dhe ky detyrimi ynë moral në mbrojtje të dinjitetit tuaj" tha Nikolla.
Më 30 qershor, mbi 45.000 maturantë iu nënshtruar provimit të Gjuhës Shqipe e Letërisë. Maturantët kanë dhe dy sfida të tjera atë të provimit të Matematikës dhe atë të provimit me zgjedhje.
Ndërsa më 2 qershor do të nisë korrigjimi i testit të Letërisë. Një maturant kandidat për student duhet të marrë të gjitha provimet e maturës shtetërore për tu ulur në auditoret universitare.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/