Komisioni hetimor: Baza ushtarake e Gjadrit u përdor për trafik droge në qeverisjen e PD

2015-08-22 5

Trafiku ajror i drogës nga aerodromi i Gjadrit është bërë në kohën e qeverisjes së Sali Berishës. Madje personat që kanë qenë të përfshirë janë prezantuar si të SHISH si dhe kishin leje nga ministria e atëhershme e Mbrotjes.
Këto janë rezultate të konkluzioneve që ka nxjerrë komisioni hetimor ngritur nga maxhoranca për të vërtetuar akuzat për përdorimin e infrastrukturës ushtarake në trafikun e drogës, dhe që u bojkotua nga opozita.
Për këtë komisioni hetimor mbylli punimet dhe materialet do i dërgohen Prokuirorisë së Përgjithshme.
Kryetarja Ermonela Felaj tha se dëshmitë flasin për një linjë të rregullt të trafikut nga baza e Gjadrit për periudhën 2012 deri në fillim të 2013-së. Sipas saj Shërbimet e Inteligjencës kanë qenë në dijeni dhe nëse do kishin ndërhyrë ky trafik do të ishte shmangur
"Me qëllim vënien para përgjegjësisë të të gjithë zyrtarëve shtetëror ose jo që kanë bërë të mundur ngritjen dhe funksionin e të linje të rregullt të trafikut ajror të lëndëve narkotike nga baza ajrore e Gjadrit në periudhën e ish qeverisjes së mëparshme," tha kryetarja e këtij komisioni Ermonela Felaj.
Komisioni hetimor ka siguruar dëshminë e një punonjës që ishte me shërbim në aerodromin e Gjadrit Lezhë nga 2011 në 2013. Dëshmitari S.Gj thotë se ka parë një avion i cili është ulur disa herë në aerodrimin e Gjadrit në tetor- nëntor 2012 dhe ngarkonte pako të mbështjella me natriban.
"Këto ulje të avionëve në pistën e avionit të Gjadrit janë kryer ditëve të shtuna e të diela ora 8- 11 30 dhe të martë e të mërkurën ora 13:00- 15:30 në periudhën tetor- nëntor 2012. Por nuk janë evidentuar në librin e shërbimve të komandanit të Gjadrit"
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/