Siguria në punë, Inspektoriati masa të ashpra ndaj subjekteve shkelëse

2015-08-22 1

iranë- Inspektoriati i Punës merr masa të ashpra ndaj subjekteve që nuk zbatojnë masat mbrojtëse në punë.
Në një konferencë për mediat, zëdhënësja e Inspektoriatit të Punës, Daniela Hasani, ka deklaruar se ngjarjet e fundit ku humbën jetën 2 persona në një gurore në Vranisht të Vlorës kërkojnë zbatim korrekt të gjitha masave mbrojtëse për punonjësit në bazë të sektorëve.
Inspektoriati i Punës ka vendosur një sërë gjobash si dhe pezullim të aktivitetit pas monitorimit të realizuar në 234 subjekte.
Inspektoriati Punës po i kushton vëmendje sidomos sektorit minerar nisur nga rritja e fluksit të punës në industrinë minerare në këtë stinë si dhe shprehen të vendosur për të shtuar dhe intensifikuar kontrollet në ato sektorë të ekonomisë, me risk të lartë për aksidente.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/