Reforma për arsimin e lartë, MAS: Universitetet e rretheve do të quhen rajonalë

2015-08-22 1

Reformimi i Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor ka sjellë debate mes përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe pedagogëve e studentëve të Universitetit të Shkodrës gjatë takimit të mbajtur për çështjen në fjalë.
Debatet lindën sapo përfaqësuesit e ministrisë sqaruan se universitetet publike jashtë Tiranës, do të quhen rajonalë. Ky cilësim i ri zgjoi debate mes të pranishmëve. Pedagogët thanë se nëse flasim për reformism, duhet të fokusohemi tek nevoja e përmirësimit të procesit të akreditimit të universiteteve, ku prioritet të ketë niveli i mësimdhënies.
Profesor Adrian Civici ka dhënë sqarime për mënyrën e financimit të universiteteve publike dhe menaxhimit të fondeve të tyre.
Ekspertët sqaruan se drafti që po përgatitet i jep një zgjidhje të qëndrueshme mobilitetit të pedagogëve dhe se dypunësimi i tyre do të rregullohet me marrëveshjen mes universiteteve, ndërsa titujt dhe gradat shkencore i njihen zyrtarisht çdo pedagogu.
Sipas Ministrisë së Arsimit kjo do të jetë reforma më e rëndësishme në arsimin e lartë, ku kërkohet thellimi i autonomisë së universiteteve dhe demokratizimi i mëtejshëm i tyre.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange