Korçë- Skamja dhe varfëria janë prezente jo vetëm në zonat e thella malore, por edhe në qendër të qytetit të Korçës.
Familja Lako e përbërë nga 5 anëtarë, 3 prej të cilëve fëmijë të mitur, nuk ka pasur prej 10 vitesh një vendqëndrim të përhershëm për shkak të pamundësive financiare.
Prej 10 vitesh të dy prindërit bëjnë një jetë nomade nga një qytet në tjetrin për të kërkuar një punë për të mbajtur familjen por sot pas 10 vitesh ata janë kthyer sërish nga aty nga ku u nisën, në Korçë.
Banesa në të cilën jetojnë u është hapur për pak kohë nga një i afërmi i tyre pasi ata nuk kanë një shtëpi,por përveç saj nuk trajtohen as me ndihmë ekonomike nga bashkia edhe pse janë të papunë edhe me 3 femijë të mitur.
Pas dy ditësh është 1 qershori dhe nëna e tre femijëve me lot në sy thotë që fëmijët nuk do t'i nxjerrë si gjithë fëmijët e tjerë pasi nuk ka mundësi ta bëjë dicka të tillë, ndërsa asnjëri prej tyre nuk pretendon për lodër në këtë ditë.
"Asnjë vit nuk ia kam plotësuar dëshirën fëmijëve, si kam blerë dot një banane. Nuk kam mundur tu plotësoj dëshirat asnjëherë. Këta fëmijë janë rritur në dorë të të tjerëve", tha nëna e 5 fëmijëve.
Ndodh zakonisht kur familje te varfra te pakten trajtohen me ndihme ekonomike por kjo familje ne te vertet ka 0 te ardhura mujore.
Kryefamiljari Arjani tregon se kanë kërkuar punë apo përkrahje sociale, por asnjërën prej tyre nuk kanë arritur ta marrin, Ai eshte ne profesion hidraulik por askush nuk i ka dhene mundesine per nje pune te perhereshme edhe pse deshira e tij per te punuar eshte e madhe.
"Punoj në punë të zezë, s'ka për hidraulik, punoj kur me del puna, me lyerje, shikoj fëmijët e botës që dalin ,shkojnë në kopshte, kurse të mitë vetëm më vuajtje", tha kryefamiljari Lako.
Lista e borxheve të familjes Lako në dyqanet pranë shtëpisë, por edhe tek të afërmit e fqinjët është e pamundur të shlyhet prej tyre, ndërsa kërkojnë një mundësi punësimi për të siguruar ushqimin e 3 fëmijëve të familjes.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/