Lituani- Në ditën kur Asambleja Parlamentare e NATO-s përjashtoi Rusinë, mirëpret Kosovën.
Deputeti i PS-së, Pandeli Majko i pranishëm në Asamblenë Parlamentare të NATO-s që po zhvillohet në Lituani e quan një lajm shumë të mirë jo vetëm për Kosovën.
Në një intervistë telefonike nga Lituania për Ora News dhënë gazetarit Edvin Peçi, Majko thotë se vendimi i djeshëm i Asamblesë Parlamentare është një hap shumë i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën.
"Është një hap shumë i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën. Në një institucion kaq të rëndësishëm Kosova do të ketë të njëjtin status me shtete të tejra të rajonit si Serbia, Maqedonia, do ketë flamurin e vet, fjalën e vet. Emri i Kosovës u vendos në të njëjtin podium me të gjithë pjesëmarrësit. " u shpreh Majko.
Ndërkohë që Rusia përfundimisht nuk do të jetë pjesë e diskutimeve dhe nuk do të ketë të drejtën të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
"Delegacioni rus ka qenë një nga delegacionet më të forta" kujton Majko duke shtuar se "ishte një qëndrim i prerë" i kësaj Asambleje për të përjashtuar Rusinë dhe në të njëjtën ditë të pranohet Kosova"
Situata në Ukrainë ka qenë në fokus të bisedimeve të punimeve të kësaj Asambleje.
Majko vlerëson se është mjë moment shumë delikat që ka tronditur në mënyrë thelbësore arenën ndërkomëbare.
"Të mos harrojmë se gjithçka cfarë po ndodh në Urkainë është në kufi me vendet anëtare të NATO-s dhe shqetësimi është në nivelet më të lartë. Janë gjëra të ndërlidhura me një varg efektesh që kanë prekur edhe rajonin tonë. Ka një shqetësim të jashtëzakonshmë me atë që po ndodh, precendentët në Gjeorgji dhe në Urakinë"
Majko thotë se pranimi zyrtarisht i Kosovës si vëzhguese në Asamblenë Parlamentare të NATO-s nuk ka kaluar pa u festuar nga shqiptarët të pranishëm në Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Deputeti i PS-së Pandeli Majko dhe Xhemal Qefalia ishn pjesë e delegacionit shqiptar që mori pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentarë të NATO-s, ndërsa deputetët e opozitës bojkotuan.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/