TIRANE - Në ditën e dhjetë të grevës së urisë, ish-nëpunësit e shkarkuar nga administrata kanë "forcën" të përballen edhe fizikisht me disa ish-punonjës të Bashkisë të larguar nga Lulzim Basha. Gjithçka ka ndodhur rreth orës 13:00 kur ish-nëpunësit e Bashkisë shprehën nismën për t'u bashkuar në çadrat e vendosura përbri Kryeministrisë, në mbështetje të kësaj greve e cila sot shënon dhe ditën e dhjetë pa ushqim.
Por situata është përshkallëzuar deri në dhunë fizike mes palëve, kur kryetarja e Shoqatës së të larguarve nga administrata, Nertila Qafzezi, ka dalë nga shiriti i rrethimit të grevës dhe i është "sulur" një ish-nëpunëseje të larguar nga Bashkia duke tentuar ta tërheqë nga flokët, por është ndalur nga forcat e policisë. Edhe pasi është rikthyer në çadër nga grevistët e tjerë, Qafzezi ka dalë sërish dhe është ndalur për së dyti nga forcat e policisë.
Edhe ish-punonjësi në Sigurimet Shoqërore Gjirokastër, Agron Dervishi ka përdor një gjuhë banale ndaj ish-nëpunësve të larguar nga Bashkia e Tiranës, ndërsa për një moment ka shtyrë me forcë dy gra të larguara nga Basha, të cilat shprehën dëshirën për t'iu bashkuar grevës.
Grupi i të larguarve nga Bashkia nuk u pranua fillimisht në çadrat e grevës së urisë me akuzat se ishte provokim, ndërsa vazhdimisht i etiketuan si komunista.
Por duket se një tjetër çadër urie do të ngrihet, dhe këtë radhë para godinës së Bashkisë së Tiranës, nga disa ish-nëpunës të larguar nga ky institucion. Kështu kanë deklaruar për mediat kjo përfaqësi pasi u refuzuan të bëhen pjesë e grevës përbri Kryeminsitrisë.
MEDIATIKOra 13: 35 Ndërsa kryetarja e Shoqatës së të Larguarve nga Puna, Nertila Qafzezi e cila e cilësoi këtë një inskenim të kryeministrit për të krijuar sipas saj një show mediatik ndaj kauzës së tyre
"Ishte gjithçka e inskenuar nga kryeminstri, kjo u kuptua, unë kam muaj që bëj thirrje t'i bashkohen kauzës. Ai që prej 10 ditësh ka një sjellje antihumane, nuk është e vërtetë ne vuajmë këtu pa bukë. Ndërkohë kryeministri në vend që të na mbështesë, dhe nuk do të ja dijë, ndërkohë sot kemi një show mediatik, duke bërë këtë inskenim, duke treguar se janë të larguar nga Basha. Kjo nuk përbën lajm se ne i ftuam të vijnë në çadër. Ata nuk donin por ishin të inskenuara nga kryeministri për një vend pune", tha Qafzezi