TIRANE - Këto zëra të gëzueshëm fëminorë janë dallëndyshet që lajmërojnë ardhjen e festës së tyre të 1 qershorit.
Kamera e A1Report sjell këtë atmosferë të hareshme nga Kopshti 22 në kryeqytet.
Sigurisht që nuk mund të mungojnë recitimet e fëmijëve
Edhe drejtoresha e kopshti Remzie Dobrovoda duket e përfshirë nga atmosfera
"Është organizuar me këngë dhe vjershave nga fëmijët që kanë mësuar gjatë vitit. Kanë një ditë mjaft të gëzueshme kan ardh sot me tullumbace, balona dhe po gëzojnë." u shpreh ajo
Si kudo edhe këtu, rrëmujën nuk e bëjnë të vegjlit por edhe të rriturit.
Me ndjesinë e të bërit të fotove edhe ata janë bërë pjesë spektaklit të fëmijëvë të kopshtit.