TIRANE - I burgosuri Dritan Dajti ka tentuar të djegë qelinë e paraburgimit ku po mbahet, duke i vënë flakën një batanije me çakmak.
Ngjarja ka ndodhur në mesnatë në qelinë e paraburgimit të burgut 313 ku Dajti i ka vënë flakën me çakmak një batanije për të djegur qelinë e tij. Menjëherë kanë ndërhyrë gardianët e burgut të cilët kanë bërë të mundur edhe shuarjen e zjarrit pa pasoja.
Nuk dihen ende arsyet që e kanë çuar Dajtin drejt këtij veprimi, ndërsa deri më tani nuk ka akoma ndonjë vendim për ta zhvendosir Dajtin drejt një qelie tjetër.
Po kësaj jave, Dritan Dajti lëshoi akuza të forta ndaj gjyqtarit të tij Idriz Milkurti të cilit i kërkoi të tërhiqet duke i bërë presion se vajza e gjyqtarit ka një lidhje me kunatin e tij.
I arrestuari Dritan Dajti akuzohet për vrasjen e 4 oficerëve të policisë më 7 gusht të vitit 2009, ndërsa akoma nuk është shpallur fajtor për këto vrasje.