Ziadin Sela kërkon sërish përgjegjësi nga lideri i PDSH-së Menduh Thaçi. Në emisionin "Rruga drejt...", ai u shpreh se është koha për ndryshime në lidershipin e PDSH-së. "Ashtu siç ndërrojnë gjeneratat, duhen ndërruar edhe gjeneratat politike; nuk ka kuptim që mbi 10 vjet me radhë të humbasësh zgjedhjet dhe të qëndrosh në krye të opozitës." Për këtë shkak, Sela kërkon ndryshim të statutit të partisë, si dhe Kongres pas çdo cikli zgjedhor. Sela thekson se vetëm Kongresi, si organi më i lartë mund ta shkarkojë liderin dhe jo kryesia e ngushtë e cila është e zgjedhur nga vetë ai.
"Në momentin që një lider opozite i cili edhe pas 10 viteve, mase 10 viteve të një pushteti të keq, të një keq-menaxhimi situate të një subjekti politik kaq vasal dhe servil, siç e themi ne përditë, deputetët e PDSH-së, aktivistët, qytetarët dhe gjithë dhe ti si lider nuk arrin të bësh bashkë opozitën dhe nuk arrin ta fitosh një subjekt të tillë politikë, me automatizëm përgjegjësia drejtohet te ti. Çdoherë vjen një moment dhe i thuhet STOP kaq ishte, duhet një faqe e re", u shpreh Ziadin Sela, kryetar i Srtrugës .
Sela mbështeti idenë që pjesë e qeverisë, të jenë të dy subjektet politike shqiptare. AI tha se për interesat madhore të shqiptarëve Ahmeti e Thaçi duhet ta përkrahin njëri-tjetrit".
"Njerëzit vazhdimisht pyesin se ku është fuqia e Gruevskit, tek rrahja që u bën shqiptarëve dhe te heshtja e atyre që duhet të jenë më të të thirrur për t'i mbrojtur shqiptarët. Forma se si i rreh shqiptarët nuk është vetëm simbolika e rrahjes, por edhe ajo ka ndodhë, për momentin që del një lider i një partie politike dhe kërkon 62 deputet që të mos bëj zyrtare gjuhën shqipe kjo është e rrahur e të shkuar rrahjes, prej te Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Ziadin Sela e Muhamed Zeqiri, e rrahur është kjo", deklaroi Ziadin Sela, kryetar i Srtrugës.
Kreu i Strugës tha se ekziston vetëm një mënyrë që Maqedonia të mbijetojë si shtet; është ajo që shqiptarët të gëzojnë të drejta të barabarta dhe të jenë vendimmarrës sikurse maqedonasit.
"Maqedonia si përbërje etnike që ka, i ka zgjidhjet e mëposhtme. Në qoftë se dëshiron të funksionoj si shtet multi-etnik, duhet të ketë demokraci konsensuale të mirëfilltë, në formën e parlamentit dy-dhomësh që PDSH-ja e ka ofruar në Marrëveshjen e re politike. Prej tek vendimmarrja, pastaj vetvetiu vijnë edhe gjërat tjera, edhe ndarja e drejt dhe proporcionale e buxhetit dhe gjithçka. Në qoftë se këtë nuk e duan atëherë forma e dytë autonomi brenda për brenda një shteti federal, në qoftë se kjo nuk shkon, këto janë hapat, janë federalizmi. Hapi i katërt është konfederata dhe e 5 është ndarja", theksoi Sela.
Në emisionin "Rruga drejt...", Sela përmendi nëpër rreshta edhe frustrimet, shantazhet dhe etiketimet që merr nga kolegë të tij, që nga momenti i kundërshtimit të drejtimit të Thaçit. Bedri Rexhallari