Një incident ka ndodhur sot rreth orës 13:00 tek Piramida, ku ndodhen dy çadrat ku një grup të shkarkuarish nga administrata dhe policë në lirim vazhdojnë grevën e urisë prej 21 majit.
Një grup të shkarkuarish nga kryetari i bashkisë Lulzim Basha shkuan dhe deklaronin se donin t'i bashkoheshin kauzës së tyre.
Kjo është quajtur provokim nga grevistët.