A1 Report - Qafzezi 10 dite pa buke, kap per flokesh te larguaren nga Basha

2015-08-22 8

TIRANE - Në ditën e dhjetë të grevës së urisë, ish-nëpunësit e shkarkuar nga administrata kanë "forcën" të përballen edhe fizikisht me disa ish-punonjës të Bashkisë të larguar nga Lulzim Basha. Gjithçka ka ndodhur rreth orës 13:00 kur ish-nëpunësit e Bashkisë shprehën nismën për t'u bashkuar në çadrat e vendosura përbri Kryeministrisë, në mbështetje të kësaj greve e cila sot shënon dhe ditën e dhjetë pa ushqim.

Por situata është përshkallëzuar deri në dhunë fizike mes palëve, kur kryetarja e Shoqatës së të larguarve nga administrate, Nertila Qafzezi, ka dalë nga shiriti i rrethimit të grevës dhe i është "sulur" një ish-nëpunëseje të larguar nga Bashkia duke tentuar ta tërheqë nga flokët, por është ndalur nga forcat e policisë.

GREVA E URISE NE DITEN E DHJETE
Greva e urisë së ish-nëpunësve civilë vijon në ditën e dhjetë të saj përbri Kryeministrisë dhe bashkë me të edhe hyrje-daljet nga greva për shkak të rëndimit të gjendjes së tyre shëndetësore. Mbrëmjen e djeshme mësohet se çadra ka futur ujë brenda si pasojë e shiut të rënë gjatë mbrëmjes, duke bërë që grevisti Sokol Ukperaj të nisej drejt Spitalit për shkakt të ftohjes së marrë.

Ndërkohë që gjatë ditës është nisur për në spital edhe Ismail Elezi, ish-drejtori i krimit ekonomik, pas gjendjes së rënduar shëndetësor. Në ambientet pranë grevës gjenden 2 ambulanca në gatishmëri 24 orë për tu ardhur në ndihmë grevistëve.

Numri i personave aktualisht në çadër janë 16 persona ndërsa vlen të theksohet se në këtë grevë urie janë 6 ish-efektivë policie.

Free Traffic Exchange