A1 Report - Durres, makina aksidenton motoçikleten, vdes drejtuesi i saj

2015-08-22 4

DURRES - Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një automjet ka përplasur një motoçikletë, dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i saj.


Viktima është Alvin Muça 36 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në Rrushbull të Durrësit ku automjeti tip Fiat me targa AA 834 FO ka aksidentuar motoçikletën.


Policia e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Pajtim Smoqi.


Ndërkohë materialet proceduriale i kanë kaluar prokurorisë ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Free Traffic Exchange