A1 Report - Lezhe e Kurvelesh, shkaterrohen 26 parcela kanabis, 26 ne pranga

2015-08-22 2

LEZHE - Njëzet e pesë parcela me kanabis sativa dhe 400 fidanë rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar në Lezhë dhe në zonën e Kurveleshit gjatë ditës së sotme. Mbi 25 persona kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa aksioni do të vazhdojë pa ndërprerje në zonën e jugut të vendit.

KURVELESH, SHKATERROHEN 25 PARCELA ME KANABIS
Një aksion i gjerë antikanabis ka nisur në jug të vendit, kun ë Kurvelesh policia ka shkatërruar 25 parcela me kanabis sativa. Policia ka djegur një numër të madh fidanësh Kanabis. Deri më tani janë arrestuar rreth 20 persona, si posedues të parcelave me drogë, ndërsa operacioni ku janë përfshirë rreth 350 forca special vijon pa ndërprerje në zonën e jugut ku pritet ndërhyrja në Gjirokastër, Vlorë e Fier.

LEZHE, ASGJËSOHEN 400 FIDANË KANABIS SATIVA
Policia e Lezhës ka zbuluar dhe asgjësuar një parcelë me 400 fidanë rrënjë kanabis sativa në fshatin Krajen ndërsa është arrestuar edhe poseduesi i saj. Kështu në pranga ka rënë Gjergj Brunga, 66 vjeç, posedues i parcelës me kanabis, ndërsa është shpallur në kërkim edhe një personi tjetër pasi dyshohet për bashkëpunim me Brungën për mbjelljen e lëndës narkotike.

Sipas policisë është asgjësuar parcela me kanabis së bashku me sistemin ujitës. Mësohet se parcela me kanabis ishte mbjellë dy javë më parë. Aksioni i policisë erdhi pas informacioneve të marra në rrugë operative në kuadër të planit të veprimit të policisë së shtetit për kontrollin e territorit për mbjellje të lëndëve narkotike. Ndërkohë policia po punon për kapjen e bashkëpunëtorit të 66 vjeçarit.

Free Traffic Exchange