Tirane- "Bujar Qamili ti je i madh, ti ke pare boll. Ti je i madh, nuk ke nevojë me fut miqtë e tu me të dhanë pikët unë. Ti i merr pikët vetë. Gjithë publiku është me ty."
Ndonëse kanë kaluar 5 ditë këngëtari i njohur shkodran Bujar Qamili vazhdon të jetë i indinjuar dhe të ndihet i fyer nga deklarata që Kompozitori Aleksandër Lalo i bëri në skenë mbrëmjen e së dielës së 25 majit në gjysmë finalen e festivalit "Kënga ime" në Tv Klan.
I ftuar sot në mëngjes në emisionin "Mëngjes Ekspress" të moderuar nga Eva Idrizllari, në Tv Ora News këngëtari i njohur i këngës popullore nuk mund të fshehë zhgënjinim, indinjatën. Në një bisedë, ku nuk ka si të mungojë humori shkodran, Bujar Qamili thotë se atë natë është fyer jo vetëm ai por e gjithë Shkodra. "
"Mos të harrojmë zoti Lalo, po ta them në mënyrë publike e direkt se keni bërë të pakënaqur dhe keni të indinjuar një popull të tërë të qytetit të Shkodrës. Do ta vë cakun te ura e Bahcallekut. S'ke me kalu gjallë. Ke ngritur në këmbë gjithë qytetarët e Shkodrës ", thotë Bujar Qamili (qesh).
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/