Berisha akuzon ministren e Mbrojtjes, Kodheli sot ne kuvend per arrestimin e gjeneral Gjokes

2015-08-22 8

TIRANË - Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është skandalizuar nga ish-Kryeministri Berisha dhe i ka kërkuar atij sot të reflektojë për sjelljen e tij.

Ky apel i Ambasadës së SHBA-së ndaj ish-Kryeministrit shqiptar ka ardhur pas akuzave që ai ka lëshuar sot në Kuvend ndaj një punonjësi shqiptar të kësaj ambasade; sipas Berishës, ky punonjës ka tentuar të ndërhyjë në një çështje që është në hetim, falë lidhjes me një ministër të Qeverisë shqiptare.

Berisha ka akuzuar sot në Kuvend, Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli se ka përdorur motrën e saj, punonjëse në Misionin UPDAT, për të arrestuar gjeneralin Syrja Gjoka.

Në deklaratën për shtyp të Ambasadës së SHBA, shprehimisht thuhet:

" Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e skandalizuar me pretendimin e pabazë ngritur ndaj një punonjësi të ambasadës më herët sot nga Z. Sali Berisha, anëtar i parlamenttit, gjatë një seance të parlamentit. Z.

Berisha pretendoi se një punonjës shqiptar i ambasadës ishte përpjekur të ndërhynte në një çështje hetimi penal në proces, thjesht mbi bazën e marrëdhënies së punonjësit të ambasadës me një anëtar të Këshillit të Ministrave. Pretendimi është tërësisht i pavërtetë dhe i pabazë.

Ambasada e SHBA këmbëngul për nivelin më të lartë të intengritetit dhe llogaridhënies të secilit anëtar të misionit tonë. Ambasada e SHBA i bën thirrje z. Berisha të reflektojë për sjelljen e tij,"- përfundon deklarata.

BERISHA AKUZOI SOT MINISTREN E MBROJTJES, KODHELIN SOT NE KUVEND:

Berisha ka akuzuar sot, Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli se ka përdorur motrën e saj për të arrestuar një gjeneral, Syrja Gjokën. Ai deklaroi nga foltoja e Kuvendit:

"Ore, e dini ju si është arrestuar Syrja Gjoka? Ka nisur motrën e saj, si korbë të zezë, në emër të e UPDAT-it, duke folur në emër të Misionit, ku aty është thjesht punonjëse, duke u bërë presionin më të jashtëzakonshëm prokurorëve. Dhe jo një, po dy prokurorëve: O Syrja Gjoka në litar, ose ju do humbisni, sepse kështu është vendosur. Kjo është e vërteta! Nëse ka një të ndershëm këtu mes jush, shkoni të pyesni në Prokurorinë e Tiranës se jeni deputetë! A merret një baba, një gjeneral, një ushtarak , një njeri në detyrë, kafshërisht?!

Free Traffic Exchange