DURRËS - Një 64-vjeçar i ka vënë flakën vetes në qytetin bregdetar, ndërsa është shpëtuar dhe dërguar më pas në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Nuk dihen shkaqet që kanë shtyrë Hajri Rodin të ndërmarrë këtë atë ekstrem, por nga të dhënat paraprake mësohet se 64-vjeçari ishte me probleme mendore.
64-vjeçari, Rodi është shpëtuar nga një kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë menjëherë duke i shpëtuar jetën atij.
Mësohet se 64- vjeçari është nisur drejt Tiranës për t'u shtruar në repartin e djegies.