A1 Report - Ambasadoret: Grevat demtojne vendin, duhet te rritet dialogu

2015-08-22 1

SHKODËR - Dy grevat e urisë në vend kanë nxitur edhe reagimin e ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Evropian në Shqipëri të cilët kanë shprehur njëzëri se këto dëmtojnë vendin në prag të vendimarrjes për statusin kandidat.

TOMASOVA: GREVAT DEMTOJNE VENDIN PARA MARRJES SE STATUSIT
Bronislava Tomasova, ambasadorja e Çeksië në venedin tonë i ka vlërësuar grevat e urisë në vend si negative për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Ajo tha se, grevat e urisë si formë proteste dobësojnë mundësitë e marrjes së statusit në një moment kyç në të cilin ndodhet vendi

Vlerësimin e saj ambasadorja e ka dhënë në një takim më të rinjtë e Shkodrës, lidhur me integrimin. Në fjalën e saj ajo ka folur edhe për politikanët shqiptar duke thënë se ata duhet të punojnë për popullin dhe jo për veten e tyre.

Në fjalën e saj ajo ka dhënë një mesash edhe për politikën shqiptare, duke thënë se aktorët e politikës duhet të punojnë për popullin dhe jo për veten e tyre.

GAIANI: POLITIKA TE SHTOJE DIALOGUN, GREVAT E DREJTE E CDOKUJT
Edhe ambasadori i Italisë Massimo Gaiani, duke folur nga Shkodra u shpreh se pret një bashkëpunim më të madh mes forcave politike për të shtuar dialogun në prag të marrjes së vendimit për statusin kandidat.

Gaiani theksoi se prioritet për integrimin e vendit mbetet bashkëpunimi mes kraheve politike. Sa i përket vlerësimit të KE, ambasadori italian tha se ai do të jetë teknik.

Ndërkohë duke folur për grevat në vend, u shpreh se ato janë një e drejtë e një vendi demokratik për të kërkuar të drejtat e saj për një çështje të caktuar. Deklaratat Massimo Gaiani i bëri nga prezenca e tij në Shkodër në "Muzeun Virtual Marubi".

JEZIORSKI:SHQIPERIA NE RRUGEN DREJT BE, POR DUHET ME SHUME BASHKEPUNIM
Ndërkohë nga Korça ambasadori i Polonisë Marek Jeziorksi ka shprehur mbështetjen e shtetit polak ndaj integrimit të Shqipërisë në BE. Sipas tij Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE, ndërsa shtoi se ndodhet në një moment vendimtar për marrjen e statusit.

Sipas Jeziorskit, në dhjetor KE-ja evidentoi disa progrese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai tha se që të gjitha partitë konfirmojnë qëndrimin e tyre për marrjen e statusit kandidat, por që kjo sipas tij kërkon më tepër bashkëpunim.

Ndërsa lidhur me grevën ambasadori polak nuk deshiroi t'i komentojë ato.