Tirana u zgjua sot në mëngjes mes tendave të grevave të urisë. Prej ditës së djeshme në çadrën e ngritur para Parlamentit një grup prej 15 ish të përndjekurish politik janë në grevë urie pasi kërkojnë që dëmshpërblimi i tyre të kryehet brenda 2 vitesh.
Ndërsa në 2 çadra të vendosura para Piramidës prej 21 majit protestojnë një grup prej 19 të larguarish nga administrata të cilët kërkojnë rikthimin e menjëhershëm në punë.
Dy ditë më parë kësaj greve iu bashkuan edhe 5 policë të liruar nga detyra. Gjëndja shëndetësore e grevistëve te Piramida është më e rëndë për shkak se sot jemi në ditën e 9-të të grevës së urisë. Tre prej grevistëvë Hastrit Lika,Sokol Ukperaj dhe Bledar Kruja janë shoqëruar për në spital pasi gjendja e tyre shëndetësore është rënduar së tepërmi.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/