A1 Report - 'Divjaka', burg Sajmir Bajramit Avokati: Ka probleme psiqike

2015-08-22 2

TIRANE - Gjykata ka vendosur të lërë në burg trafikantin e ngjarjes së avionit të Divjakës, Saimir Bajrami ndërsa pala mbrojtëse kërkoi ndaj tij një lehtësim të masës së sigurisë.

Në seancë ne drejtuar nga gjyqtari Dhimitër Lara, avokati mbrojtës i të pandehurit kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, me pretendimin e një lehtësimi të dënimit të tij për shkak të problemeve të tij psiqike.

Në fjalën e tij avokati mbrojtës i Bajramit pretendon lehtësim të dënimit të klientit të tij, pasi sipas tij ka prova konkrete se "ai ka qenë i rënduar psikologjikisht kur ka bërë deklaratat" Avokati ka kërkuar një ekspertizë psiqike ndaj Barjamit pasi ka prova të mjaftueshme për problemet e tij psiqike. Sipas avokatit të të pandehurit, Bajrami ishte nën trysni kur bëri deklarat në polici.

Në dëshminë e tij rreth ngjarjes Barjami ishte i vetmi që pranoi se lënda narkotike do të transportohej me avion drjet Italisë. Ndërkohë të kundërtën dëshmoi italiani Riformato i cili u shpreh se kishte ardhur për një vizitë turistike dhe se nuk e njihte shqiptarin.

I arrestuari Saimir Bajrami u arrestuar më 10 lidhur me ngjarjen e avionit të Divjakës. Ai u gjet me makinën e tij tip "Mitsubishi" me 460 kg drogë të cilën edhe sicc ka dëshmuar vetë do ta ngarkonte në avionin e pilkotuar nga Giorgio Riformato për ta transportuar drejt Italisë.

Free Traffic Exchange