Nis procesi i disinsektikimit në parkun kombëtar të Divjakës

2015-08-22 1

Në Parkun Kombëtar të Divjakës nisi mbrëmë procesi i disinsektikimit. Ndryshe nga çfarë u tha javë më parë nga Ministria e Shëndetësisë, procesi do të kryhet nga toka dhe jo nga ajri. Dy mjete nisen punën ndërsa ishin marrë masa paraprake që parku kombëtar të ishte i mbyllur për vizitorët. Minsitri Ilir Beqaj ndoqi nga afër nisjen e punës në terren, ndërsa shoqërohej nga deputeti i zones Erjon Braçe, kryetari i bashkise divjakë Fredi Kokoneshi dhe përfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik.
Ndërsa deputeti i zonës Erjon Brace e përdori nisjen e procesit për t'i dërguar një mesazh thumbues opozitës dhe veçanërisht ish-kryemisnitrit Berisha.
Erjon Braçe, theksoi se kështu rritet turizmi dhe frekuentimi i zonës që do të jetë pa mushkonja, nuk harroi të thumboje dhe ish-kryeministrin Berisha me fjalët: Kjo është mushkonjë, dhe se ai e njeh mjaft mirë pickimin e saj dhe se ai nuk e vuan si banorët e zonës pickimin nga avjoni.
Ekspertët shpjeguan se procesi i desinsektikimit nuk do dëmtojë biodiversitetin e parkut kombëtar, pasi solucionet që do përdoren synojnë largimin e insekteve. Nga ana tjetër procesi i desinsektimit që do të zgjasë deri në muajin tetor, nuk ka asnjë ndikim negative në shëndetin e banorëve të Divjakës. Zona e Divjakës nuk dizinksektohej prej 25 vitesh dhe kjo ka bërë që të bjerë frekuentimi i bregdetit nga turistët.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/