TEPELENE - Një aksion i policisë së Tepelenës i koduar "Derveni" , ka bërë të mundur asgjësimin e 3500 fidanë kanabis sativa në fshatin Derven të Tepelenës. Përmes informacioneve të marra në rrugë operative nga policia, u bë i mundur asgjësimi i fidanëve të kanabisit të mbjella në gota plastike dhe gati për tu mbjellur.
Sipas policisë fidanët ishin gati për mbjellje pasi ishin hapur gropat dhe ishin ndërtuar edhe dy rezervate uji. Policia ka shkatërruar fidanët dhe tubat e ujit me anë të djegies. Ndërkohë janë identifikuar autorët dhe po punohet nga policia për kapjen e tyre.
Aksioni i policisë në fshatin Gusmar në zonën e ish-minierës së fosforit në Tepelenë është në kuadër të aksionit të policisë në të gjithë territorin e vendit për asgjësimin dhe parandalimin e bimëve narkotike.