A1 Report - U gjet e pajete ne banese, e motra: Anen e dhunonte bashkeshorti

2015-08-22 1

TIRANE - Vrasje apo vetëvrasje? Një javë pasi u gjend e pajetë në banesë 28-vjeçarja Ana Fjolla, nënë e dy fëmijëve 6 dhe 3 vjeç, hetimet nuk janë mbyllur ende për të thënë nëse është vrasje apo vetëvrasje.

Ngjarja ndodhi në 22 maj në fshatin Prush në Tiranë.

Elida Uka, motra e viktimës ka sjellë në Urbanika të dhënat dhe faktet e tyre pse ngjarja nuk mund të jetë vetëvrasje, por edhe nëse provohet ky fakt të hetohen sjelljet dhe dhuna e bashkëshortit Agron Fjolla për ndikimin në ngjarjen që i mori jetën Anës.

"Motra ime nuk kishte arsye të vetvriste veten, sepse motrës sime nuk i mungonte asgjë nga ana ekonomike. Ngulte këmbë se une dua të rris fëmijet me baba, nuk dua të ndahem, unë dua të duroj thoshte sepse ai vetëm kur pi bëhët kështu. Atë ditë kam folur me motrën time në telefon rreth orës 2 apo 3 nuk e mbaj mend mirë dhe motra ime ka qënë shum e qetë, sidomos domëthënë këtë vitin e fundit dhe muajin e fundit që ajo pati filluar edhe punë. Pse duhet ta largonin pistoleten dhe ta shkatërronin komplet skenen e krimit?", shprehet Elida Uka.

Gazetarja- Kush ata?

Elida Uka - Familjaret e ish-bakeshortit të motrës

Gazetarja - Pse ku u gjend pistoleta?

Elida Uka - Sipas policisë është gjetur në kanal

Gazetarja- Ana ku u gjend?

Elida Uka- Ana në dhomen e sajë të gjumit e ulur në dysheme. Dua ti bëj thirrje shtetit për fmijët se motra ime ka lënë dy fëmijë

Prova për familjarët është fakti se arma e krimit u gjet në një kanal larg dhomës ku u gjet e pajetë 28-vjeccarja.

Elida dhe familjarët e saj janë thirrur edhe paraditen e të mërkurës në Komisariatin Numër 6 të Policisë së Tiranës për t'u pyetur sërish për versionin e tyre.

Agron Fjolla, ndodhet i arrestuar pak orë pas ngjarjes për akuzën e armëmbajtjes pa leje, për pistoletën me të cilën është qëlluar 28-vjeccarja.

Kjo akuzë pritet ta mbajë mjaftueshëm në qeli deri në sqarimin e plotë të dyshimeve për implikimin e tij ose jo në shtyerje në vetëvrasje apo edhe vrasje.

Free Traffic Exchange