VLORE - Linja e tragetit Vlorë - Brindizi prej katër ditësh ka dalë jashtë funksionit dhe nuk është rregjistruar asnjë udhëtim.
Prej ditës së shtunë kur trageti ka vijuar intenerarin e tij nga Vlora drejt Brindizit, nuk është kthyer më në qytetin bregdetar.
Kjo ka bërë që ata emigrantë nga jugu i vendit që zgjedhin portin e Vlorës për tu rikthyer në atdhe dhe për të kaluar pushimet, të gjejnë rrugë të tjera alternative.
Mungesa e linjës së tragetit pritet të ketë një impkat edhe në uljen e numrit të turistëve nga vëndi fqinj që vendosin të kalojnë pushimet në bregdetin e Vlorës.
Porti i Vlorës refuzon të japë një përgjigje për këtë situate, ndërsa puna në këtë port prej katër ditësh eshtë e bllokuar, sepse trageti shërbente edhe për lëvizjen e mallrave.
Burime pranë portit detar të Vlorës bëjnë me dije se kjo situatë është përsëritur edhe herë të tjera, kryesisht gjatë sezoneve verore të viteve te kaluara.
Situata bëhet edhe më problematike, se anija as nuk ka njoftuar remont pranë kapitenerisë.
Linja Vlorë-Brindizi kryhet vetëm nga një agjensi, duke u kthyer në një monopol, ndërsa herë pas here ndodhin edhe të tilla situata duke penalizuar punën në këtë port.