DIBER - Autopsia e bërë mbi trupin e pajetë të 21 vjeçares Fatmira Dushku e cila u vra nga i ati ditën e djeshme, ka treguar se ajo ishte 5 muajshe shtatzënë. Po ashtu autopsia ka treguar se Fatmira Dushku është qëlluar me 8 plumba duke hedhur kështu poshtë pretendimet e familjarëve të cilit e kishin raportuar vdekjen e saj si aksident.
Burime për Shqiptarja.com bëjnë të ditur se 21 vjeçarja kishte një marrëdhënie dashurie prej disa kohësh me një djalë çka ka çuar edhe në vrasjen e saj nga i ati Duksan Dushku, 69 vjeç
Ndërkohë po sipas të njëjtave burime mësohet se po hetohet edhe mbi dyshimet se vrasja është kryer në bashkëpunim, duke hedhur dyshime mbi përfshirjen e personave të tjerë familjes në krim. Kështu policia ka shoqëruar në komisariat edhe një prej vëllezërve të viktimës i dyshuar si bashkëpunëtor në vrajse.
Fatmira Dushku u vra nga i ati ditën e djeshme në fshatin Sllovë të Dibrës. Vetë familjarët e raportuan si aksident vrasjen e saj ndërsa ishin hetimet e policisë të cilat zbuluan krimin e rradhës brenda familjes.