Në Dibër vrasin vajzën shtatzënë, familjarët tentuan ta fshehin krimin në varr

2015-08-22 113

Dibër- Fakte të reja pas rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore të trupit të pajetë të 21-vjeçares hedhin dritë mbi ngjarjen në Sllovë të Dibrës si dhe implikojnë në vrasje familjarët e saj.
Ekspertiza konstaton se vdekja e 21-vjeçares nuk ka qenë natyrale. Ajo është vrarë me armë zjarri, në trupin e së cilës janë gjetur 8 plumba.
Një detaj tjetër e bën dhe më tragjike ngjarjen, Fatmira Dushku ishte shtatzanë 5 muajshe. Sipas uniformave blu vrasja ka ndodhur mbrëmë në mesnatë, ndërsa sot familjarët tentuan ta varrosnin në tentativë për të fshehur ngjarjen.
Policia ka lëshuar urdhër arresti për babain dhe vëllain e viktimës, ndërsa kanë sekuestruar në banesë dhe armën e krimit nga e cila u shkrehën 8 plumbat mbi 21-vjeçaren.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/